Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, firmos edhe Trump

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar pasditen e sotme në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë
Pamje nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe vartësit e tij duke kontrolluar për herë të fundit marrëveshjen para nënshkrimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një prononcim të shkurtër ndërsa nisej për në Shtëpinë e Bardhë u shpreh:

“Nuk ka asnjëherë marrëveshje të këqija”.

Hotinë shtëpinë e Bardhë ka shkuar me delegacion të plotë ashtu siç ishte paraparë.

Fillimisht u mendua se ka çarje të delegacionit të Kosovës, pasi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe një nga anëtarët e koalicionit të Qeverisë tha se nuk e përkrah marrëveshjen, pasi aty shihet menaxhim i përbashkët i Ujmanit.

Gjithçkaështë zgjidhur më vonë, siç raportojnë mediat kosovare të vendosura nëUashington, dhe delegacioni ka shkuar i plotë në ceremoninë e nënshkrimit tëmarrëveshjes.

https://youtu.be/T7dSvzBRu3M