Thaçi përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes: Mirënjohës Trump dhe Grenell
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i shtetit ka falënderuar Amerikën dhe presidentin amerikan Donald Trump për këto marrëveshje duke thënë se Kosova beson në lidershipin dhe vizionin e Uashingtonit.
Thaçi: Faleminderit Amerikë, faleminderit President Trump. Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.
Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.
E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm.
Kosova beson në lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në vizionin e Uashingtonit, pasi gjatë gjithë historisë së Kosovës kjo i ka sjellë vetëm përfitime, si çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, themelimin e ushtrisë që do të përfundojë me integrimin në NATO, si dhe tash edhe zhvillim ekonomik.
Kosova tani duhet të vazhdojë të punojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për njohje të reja, që shteti ynë të konsolidohet plotësisht në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e përjetshme.
Ndërsa kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka shkruar se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën, popullin e saj dhe të ardhmen Euro-Atlantike të vendit.
Pacolli: Unë dhe AKR e përshëndesim lidershipin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Ambasadorit Richard Grenell për këtë arritje historike. Gjithmonë kam besuar se përqendrimi në ekonominë dhe infrastrukturën e vendeve tona do të hapë rrugën për heqjen e barrierave politike për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Serbisë. Në kohërat kur bota po përballet me krizë të paparë shëndetësore dhe ekonomike, është një mbështetje e madhe për ekonominë dhe prosperitetin tonë, për të kapërcyer sfidat me të cilat përballet ekonomia jonë. Ne gjithmonë kemi fituar me Shtetet e Bashkuara, dhe pas vitit 1999 dhe 2008, Shtatori i vitit 2020 është një tjetër moment historik në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Edhe kryetarii Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se se Kosova është ebekuar me miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mustafa: Si Kryetar i LDK-se, dëshiroj te falënderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sidomos Presidentin Tramp për angazhimin e tij në arritjen e marrëveshjes. Po ashtu, përgëzoj Kryeminstrin Hoti dhe Qeverinë e Kosovës për këtë arritje të madhe në interes të Repblikës së Kosovës. Kryeminstri dhe Qeveria, me maturi e përkushtim , në pak javë, arritën ta ribëjnë Kosovën partner të besueshëm të aleatëve tanë strategjikë, SHBA dhe BE, prandaj ky Kryeministër dhe Qeveria e tij meritojnë mbështetje në rrugëtimin që kanë nisur. Faleminderit, President Trump.
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesëkryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, AleksandarVuçiq.
Marrëveshja u nënshkrua në pranitë presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.
Lajmi e bëri të ditur asistenti ipresidentit Trump, Judd Deere.
“Presidenti Trump njofton seKosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe njëmarrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësoredhe më presporuese”, ka shkruar ai në Twitter.