Haradinaj kundër marrëveshjes për Ujmanin, paralajmëron tërheqjen nga koalicioni
Presidenti Trump do të takohet sot me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotidhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas një njoftimi tëShtëpisë së Bardhë, ai merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi meta, si edhe në një takim trepalësh.
Njoftimi nuk e përcakton se çfarë do të nënshkruhet dhe nësebëhet fjalë për një marrëveshje dhe nuk është e qartë se çfarë do të përmbajëajo.
Epara se të hidhen firmat, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në njëreagim thotë se beson fuqishëm nëmarrëveshjet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partneriynë kryesor në arritjen e lirisë dhe shtetformim.
"Nekemi punuar shumë që të arrihet një marrëveshje normalizimi mes shteteve,bashkëpunim ekonomik deri në njohjen reciproke".
Fatkeqësisht, thekson AAK, situatën në dialog e vështirësoi njëranga pikat e draft-marrëveshjes që flet për Ujmanin.
"Ne nuke vlerësojmë që Serbia duhet të jetë palë për të ardhmen e Ujmanit. Jemi të hapur për Departamentin e Energjisë sëAmerikës, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku përfshihet edhe Serbia. Implikimetqë mund të sjellë në të ardhmen, mund të jenë të pa përballueshme për Kosovën".
Haradinaj deklaron se përkundër faktitqë ka biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk ka hasur nëmirëkuptim nga ai dhe për këtë arsye thotë se është i detyruar të mos e përkrahëkëtë marrëveshje.
"AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje e as në çfarëdo forme, sepse ne nuk do të ndihmojmë një marrëveshje, ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës".