Specialja thërret edhe Agim Çekun: Do të udhëtoj në 28 shtator

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku është thirrur nga Gjykata Speciale.

Thirrjanga Gjykata Speciale në Hagë Agim Çekun plotëson numrin e anëtarëve të thirrurtë shtabit të UÇK-së dhe shumicën e komandantëve të zonës.

"Dje kam marrë një ftesë si i dyshuar. Unë do të udhëtoj në 28 shtator," tha Çeku për mediet kosovare.

Ndërkohë,sipas informacionit nga Shoqata e Veteranëve të ish-UÇK-së, rreth 250 anëtarëtë tyre janë thirrur në Gjykatën Speciale si të dyshuar ose si dëshmitarë.

ProkuroriaSpeciale në Hagë ngriti aktakuzat e para kundër ish-anëtarëve të dyshuar tëUÇK-së për krime të kryera gjatë luftës në Kosovë në shkurt të këtij viti.

Pastaj,në qershor, Prokuroria paraqiti një ankesë pranë Këshillit të Specializuar tëDëgjimit duke akuzuar Hashim Thaçin, Kadri Veseljin dhe të tjerët për krimekundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë vrasje, zhdukje të detyruar,persekutim dhe tortura.