Simaku: Pritet shtim infektimesh në vjeshtë, hapja e shkollave mund të sjellë rritje të lehtë rastesh

Në një intervistë për Ora News, doktor ArtanSimaku u shpreh se trendi i dy javëve të fundit ka pasur një tren të lartë të qëndrueshëmtë infektimeve nga covid-19.

Simaku tha se rritje e infektimeve ka ardhursi pasojë e mos respektimit të masave nga qytetarët dhe bizneset.

Për Simakun, me ardhjen e stinës së vjeshtës,do të ketë një rritje të rasteve të infektimeve, por ai shtoi se fatmirësisht përgripin sezonal ka një vaksinë tashmë.

Simaku: Në dy javët e fundit ka pasur njëtrend të qëndrueshëm me shifra të larta dhe kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga qytetarët. Nëse respektohen masat do të vëmë një rënietë numrit të të infektuarve. Masat nuk respektohen as një njerëzit dhe as njëqytetarët. Duhet mbajtur maskat në ambientet e mbyllura, por fatkeqësisht në njëmasë të gjerë nuk është respektuar. Me ardhjen e stinës së vjeshtës do të ketënjë rëndim edhe me situatën e gripit. Nga shenjat klinike është pothuajse e pamundurqë të të zbulohet nëse dikush ka grip apo covid.

Fatmirësishtkundra gripit sezonal ekziston vaksina dhe vaksinimi i grupeve më të rrezikuaraështë një masë që duhet të bëhet detyrimisht dhe falas. Të gjithë këto grupe merisk e kanë vaksinën falas nga ministria e Shëndetësisë. Ndër për vaksinimin egjithë popullatës, varet nga grupi i ekspertëve.

Referuar testimeve, Simaku tha se numri i tyreështë i mjaftueshëm, pasi bëhen me strategji dhe kritere te të gjitha kontaktetdhe rastet e dyshuara.  

Simaku: Çështja e testimit është shumë ediskutueshme. Testimi ka strategji dhe kritere. Testohen kontaktet dhe ata qëjanë raste të dyshuara me covid. Testimi është kryer në mënyrë të mjaftueshme. Nukmbetet në shqetësim. Momentalisht kemi covid-19 në qarkullim dhe virozat e tjerajanë në nivel shumë të ulët.

Simaku u shpreh se fillimi i procesit mësimormund të sjellë një rritje të lehtë të rasteve të reja, por nëse respektohenprotokollet, situata do të kalojë si normale.

Simaku: Shkollat do të hapen në të gjithëvendet Evropiane dhe do të respektohen të gjithë protokollet e parashikuara. Protokolletjanë hartuar për të gjitha grupmoshat, por nuk përjashtohet një rritje e lehtëe rasteve me fillimin e shkollës. Nëse zbatohen protokollet nga stafi mësimit, fëmijëtdhe vetë prindërit, atëherë situata do të kalojë në si normale. Edhe OBSH e kavlerësuar që është më mirë që të fillojë procesi mësimor, se sa të rrinë fëmijëttë mbyllur ose të bëhet mësim online.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti