"Deti është i joni", persona me maska djegin flamurin grek, video qarkullon në internet

Në mesin e një debati mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar vjen një akt vandal.

Në një video që qarkullon online nëpër rrjete sociale duken persona të maskuar dhe të armatosur që djegin flamurin grek.

 Video e cila pretendohet se është realizuar në Ksamil, është shpërndarë në internet me mbishkrimin: "Mesazh për grekët nga jugu i Shqipërisë. Deti është i joni" (Ksamili).

Njëditë më parë presidenti Ilir Meta, me anë të një letre zyrtare, që Rtv Orae disponon, i kërkoi informacion Ramës mbi deklaratën e kryeministri grekMitsotakis për t’i zgjeruar ujërat territoriale të saj me 12 milje në detin Jon.

Ndajkryeministrit Rama, Presidenti kërkoi llogari për qëndrimin zyrtar tëShqipërisë dhe nëse qeveria është në dijeni të pasojave që mund të shkaktojë kyvendim.

“Kërkojinformacion mbi komunikimin me kryeministrin e Greqisë apo zyrtarë të tjerë mbikëtë çështje. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptarendaj vendimit të Greqisë për t’u zgjeruar dhe pasojave që mund të rrjedhin prejtij, përfshirë edhe ato ndërkombëtare. Kërkoj informacion për veprimet që dondërmarrë qeveria shqiptare ndaj pasojave që mund të vijnë prej një akti tëtillë të njëanshëm të Greqisë” shkruan Meta në letrën drejtuar Ramës.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, para vizitës në Tiranë i tha shtypit vendas se Athina është e interesuar për bisedime të sinqerta me Tiranën që do të çonin më pas drejt një marrëveshje.

Do të jetë policia e cila do nisë hetimet për të zbuluar më shumë mbi përmbajtjen e videos dhe autorët.