Plas skandali/ Mariah Carey: Ellen më detyroi të pija alkol pas abortit

"Kur të vjen e keqja hapi derën", kjo thënie popullore duket se vlen fiks për këtë periudhë të Ellen DeGeneres.

Kohë më parë stafi i saj akuzonte moderatoren e njohur se keqtrajtonte ata, e së fundmi mësuam se televizioni britanik "Channel Nine" vendosi të mos e trasmetonte emisionin e saj "Ellen Show".

Së fundmi një mega skandal ka plasur sërish.

Këngëtarja Mariah Carey ka deklaruar së fundmi se kur ka qenë e ftuar në emisionin e Ellen, kjo e fundit e ka detyruar këngëtaren që të pijë alkol pas abortit dhe të flasë për shtatëzaninë.

“Isha jashtëzakonisht në siklet në atë moment, kjo është gjithçka që mund të them. Dhe me të vërtetë e kam pasur të vështirë të përballem me pasojat. Nuk isha gati t’i tregoja askujt sepse kisha pësuar një abort spontan. Nuk dua t’i hedh më shumë benzinë zjarrit, por nuk e shijova atë moment”, tregoi Carey.