Burri shokohet, hyn në shtëpi dhe gjen dy pitonë gjigandë, po luftonin për një femër

Një burrë në Australi është shokuar kur u kthye në shtëpi dhe gjeti 2 gjarpërinj të cilët kishin rënë nga çatia dhe po lëvizin nëpër shtëpi.

Të hënën David Tate gjeti një gjarpër në dhomën e tij të gjumit dhe një tjetër në dhomën e tij të ndenjes.

Ata peshonin 22 kg të dy.

Mendohet se dy gjarpërinjtë meshkuj mund të kenë qenë duke luftuar për një gjarpër femër e cila nuk dihet se ku ndodhet.

Pitonët njëri 2.8 metra dhe tjetri 2.5 të gjatë ishin parë nga I zoti I shtëpisë lart në çati dhe më pas kur ishte kthyer nga puna kishte parë që në tryezë ishin mbetje të tavanit.

Më pas kishte thirrur një ekspert për kapjen e dy pitonëve.

Kjo është stina e gjarpërinjve dhe ata bëhen gjithnjë e më shumë aktivë ndërsa temperaturat rriten. Një ekspert i sugjeron qyetarëve që nëse ata do të kenë përballë një gjarpër mënyra më e mirë është të qëndrosh pa lëvizur me qëllim që gjarpri të mos e ndjenjë njeriun si rrezik.