Mos u gënjeni nga shiu sot, shtatori plot diell dhe kohë fantastike për të vijuar plazhin
Mëngjesi i sotëm na ka gjetur me rreshje shiu dhe vranësira,mirëpo kjo situatë pritet të jetë kalimtare.
Ditën e sotme në një lidhje direkte për Ora News ka qenë meterologia Adiola Bani tregoi se pse pati zhvillime të menjëhershme të vranësirave.
"Kjo ka ndodhur si pasojë e zhvillimit të menjëhershëm të vranësirave duke qenë se kemi patur ditë me temperatura shumë të larta dhe kjo ka bërë të mundur që avullimi të jetë shumë i lartë dhe prandaj kemi patur rreshje"- thotë ajo.
Në orët e mesditës presim një përmirësim të ndjeshëm tëkushteve klimatike, duke bërë që në vazhdim të kemi kryesisht një mot tëkthjellët. Përjashtuar zonat malore të cilat gjatë pasditeve të ketë zhvillim tëvranësirave lokale dhe ndonjë rrebesh të izoluar shiu.
Ndërsa, bregdeti do të vijojë të mbetet me kthjellime dhe dotë kemi rritje graduale të temperaturave krahasuar me ato të ditës së sotme kukemi patur një ulje të ndjeshme të tyre.
Vlerat maksimale kanë zbritur deri në 33-34 ℃. Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemirritje graduale, të cilat gjatë fundjavës do të arrijnë 36℃.
Muaji shtator pritet të jetë i nxehtë dhe i thatë, metemperatura shumë herë më të larta se vlerat normale. Dy javët e para të shtatorit temperaturatpritet të arrijnë vlerat 38 ℃.