Habit Armand Peza: Për të bërë dasmën, shqiptarët marrin edhe kredi!
Vite më parë organizimi i dasmave bëhej nga familjarët, mirëpo kohët efundit çiftet e reja po mbështeten tek agjencitë që merren me organizimin eeventeve.
Në ditën e tyre më të bukur ata dëshirojnë që çdo gjë te jetë perfekte dhee menduar deri në detajin më të vogël.
Në pamje të parë, organizimi i një dasme duket e thjeshtë por Armand Pezaditën e sotme u shpreh se të organizosh një dasmë është sport më vete.
I pyetur nga moderatori Arjon Muça se si është marrëdhënia e shqiptarëve meorganizimin e dasmave nga agjencitë, Mandi u shpreh se shqiptarët përsa i përketdasmave harxhojnë edhe atë që nuk e kanë.
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit të cilët mendohen dy herë për tëshpenzuar në organizimin e një dasme, shqiptarët arrijnë deri në atë pikë samarrin kredi për ditën e tyre më të bukur.
"Ka pasur një fazë që në sistemin bankar kishte një fond të veçantë për kredi për dasëm. Mir është që në dasëm të organizohen gjëra të bukura por mendojeni se dita e nesërme do të lindë prap dhe ato fatura dueht të fillojnë të paguhen"- tha ai.
Gjithashtu Armandi shtoi se për një dasëm të mirë mund të nevojiten të paktën10 mijë euro, varet dhe nga locationi ku do zhvillohet ceremonia. Ndërkohë, shiframë e ulët që mund të shpenzohet në një dasmë është 2 milion e gjysëm lek tëvjetra.