Stresi sheh vdekjen me sy

Stresi, reperi i etiketuar ndryshe si "Bad Boy" në muzikën shqiptare, prej kohësh është në qëndër të vëmendjes për shkak të lidhjes dhe ndarjes me Kejsin.

Së fundmi, reperi ka bërë një postim filozofik në llogarinë e tij në Instagram teksa flet për energjitë negative dhe disa prej vuatjeve të tij, ndër to faktin që "ka parë vdekjen me sy":

"Ndonjehere Nuk mjafton te jesh vec i mire per te mundur ligesine! Gjithesesi e keqja te lodh por une ja kam dale ta mund ate perhere! Kam krijuar nje lloj muri ndaj komenteve negative, keqdashjeve, pabesive Etj ! Kam pare vdekjen me sy e jam gjalle, jam burgosur aty kam gjetur miq e armiqt i kam kthyer ne miq te mire, kam humbur beteja por asnjehere luften kam humbur njerez te shpirtit, jam rrezuar e ngritur gjithenje me i forte…! Te gjitha keto kane bere qe Zemra ime te rrahe me fort e te pulsoje Vec dashni per ju qe me doni e suportoni perhere njesoj! Per te tjeret e dine vete, kam vec keqardhje per ju! Zoti u dashte e u falte", shkruan Arkimed Lushaj, Stresi.

https://www.instagram.com/p/CEkE49YJqPp/?utm_source=ig_embed