Shqiptarët anulluan dasmat por jo setin e shtrenjtë fotografik
Sigurisht bashkë me eventet shoqërohet edhe pjesa e kujtimeve që ngelin herë të stampuara dhe herë thjesht në telefon.
Pjesë e pandashme enjë eventi janë fotot, e ftuar nëemisionin "Ditë e Re" ka qenë fotografia Anjeza Dyrmishi e cila foligjatë për këtë pjesë.
Gjëja e parë që ajo sugjeroi në fillim të bisedës për tëgjithë njerëzit ishte stampimi i kujtimeve të tyre, bërja e albumeve ose t'ivendosin nëpër mure.
Industria e argëtimit të klubeve të natës, organizimi i dasmave dhe eventeve janë tkurrur në masën 80 deri 90 %.
Të vetmit që nuk janë prekur nga situata e pandemisë 100 % janëfotografët.
Një pjesë e çifteve të cilët anulluan dasmat e tyre përshkak Covid-19 nuk e kanë privuar vetennga një set fotografik.
Duke qenë se biznesi i fotografisë nuk përbën rrezik dhe rruajtja e distancës ka mundësi të respektohet, puna ka vazhduar normalisht.
"Nuk jam prekur 100%. Se 50 % e punës është realizuar nga një pjesë e çifteve. Unë bëj dhe foto të tjera nuk bëj vetem foto të dasmave, kam shijuar këtë pjesën se kemi pasur shumë shtatzëna këtë vit dhe ka qenë mjaft bukur të fotografoja ato"- thotë Anjeza.
Përveç fotove të çifteve Anjeza Dyrmishi tha se ka zhvilluardhe sete të ndryshme fotografike tëgrave shtatzëna.