Pamjet e reve mbresëlënëse po bëjnë xhiron e rrjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Shtator 2020, 11:18
Nuk janë ndonjë imazh i vizatur, por janë një grumbull resh në qiellin epastër.
Gjatë fluturimit mbi Otago, në Zelandën e Rë një pilot pa disa re të cilat i quajti "retë më mbresëlënëse".
I impresionuar nga ajo çfarë po shihet 1,800 metra lart nga toka, menjëherëpiloti nxori aparatin e tij dhe ndau imazhet me të gjithë botën.
Në fotot dhe videot e bëra ju mund të shihni qiellin krejtësisht blu medisa të re që formohen si një vorbull e madhe.
Sipas pilotit, për 20 vjet që ai fluturonte nuk kishte parë asnjëherë diçka të tillë kaq spektakolare.