Romeo flet për raportin me vjehrrën, mamanë e Jonidës

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë kthyer absolutisht në çiftin e vitit, që kur konfirmuan zyrtarisht lidhjen e tyre.

Së fundmi, Romeo Veshaj në një pronomcim për "Who" ka folur pa dorashka për raportin me partneren e tij, Jonida Maliqi.

Veshaj i cili flet me fjalët më të mira për gjysmën e tij, Jonidën ka folur edhe për raportin me mamanë e kësaj të fundit: Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa që është e vështirë të mos e duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë unik"- u shpreh Veshaj ndër të tjera.