I keni lënë pushimet për në shtator? Ja si do të jetë moti!

Mëngjesin e sotëm në "Ditë e Re", në puntatën eparë për këtë sezon në RTV ORA me Arjola Shehun dhe Arjon Muçën, në lidhjedirekte nga MeteoAlb ka qenë Adiola Bani.

Ajo ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme  se si pritet të jetë moti gjatë javës.

Dita e hënë do të jetë kryesisht me diell në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar orët e pasdites ku do të kemi herë pas here kalime vranësirash, por që nuk do të na sjellin rrebeshje shiu.

Duke filluar nga sot në orët e vona të pasdites dhe në vijime gjithë kjo javë  do të jetë kryesishtme mot të kthjellët krahasuar me fundjavën që lamë pas ku kemi paturtemperatura të larta. Pritet që gjatë kësaj jave përjashtuar dita e sotme tëkemi temperatura të cilat  maksimumi dokapin vlera 34°C deri ne 35 °C.

Personat që i kanë lënë pushimet e tyre në shtator nuk duhet të shqetësohen pasi zonat bregdetare do të vijojnë të mbetet me mot të kthjellët.