Reja zbardh listën e kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, risi lojtari i Interit
Më 4 shtator ekipi kombëtar do të përballet me Bjellorusinë në Minsk, ndërsa më 7 shtator me Lituaninë në Tiranë.
Trajneri i kombetares Edi Reja ndodhet në një konferencë për median dhe po publikon formacionin per të dy ndeshjet. Risia në listën e kuqezinjve është Ramën Çepele, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit.
Reja e quan me një djalë me perspektivë futbollistin 17 vjeçar.
“Kisha folur me prindërit. Është rritur në Itali dhe është gjithmonë e vështirë të marrësh futbollistë të tillë të cilët presin një herë ofertë nga shteti ku kanë lindur. Përbën një perspektivë shumë të mirë për kombëtaren shqiptare," u shpreh Reja.

Por mesaduket Reja nuk do të ndalet këtu.
“Kam disa lojtarë interesantë po punoj që ti afrojmë. Kam folur me disa që janë atje në Itali..”
Perberja
Në mbrojtje, Ardian Ismalji, Enea Mihaj, Kastriot Dermaku, Berat Dijmsiti dhe Marash Kumbulla.
Në portë, Etrit Berisha, Tomas Strakosha dhe Alban Hoxha.
Në mbrojtje, Frederic Veseli, Ramën Çepele, Elseid Hysaj, Lorenc Trashi, Hysen Memolla