Messi kërkon takim me drejtuesit e Barcelonës për të ardhmen e tij, klubi refuzon: Ose rinovim ose nuk ka bisedim

Pas disa ditësh në tension, Messi duketse ka ndryshuar “strategji” në marrëdhënie me Barcelonën.

Ai kërkon që të zhvillojë një takim medrejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje për të ardhmen e tij.

Sipas El Periodico Messi kërkon që tëtakojë drejtuesit për të diskutuar mbi klauzolën e tij të largimit porblaugranasit kanë refuzuar.

Ata kërkojnë vetë rinovimin e kontratës osezbatimin e saj deri në fund.

Ose në skenarin më të mirë për Barcelonën,një ofertë nga një skuadër që është e gatshme për të paguar klauzolën prej 700mln eurosh.

Argjentinasi do të kthehet të hënën në seancënstërvitore.