SHBA autorizon trajtimin me plazmë
Qeveria amerikane ka autorizuar përdorimin eplazmës së gjakut të personave të shëruar nga infeksioni i kovidit-19 për tëtrajtuar pacientët e shtruar rishtas në spitale.
Edhe pse nuk ka studime për aplikimin në masëtë këtij trajtimi, agjencia amerikane e standardeve të ushqimeve dhemedikamenteve njoftoi të dielën se ka arsye për të besuar në efikasitetin eplazmës.
Vendimi erdhi një ditë pasi presidenti DonaldTrump akuzoi agjencinë se po pengonte aprovimin e terapive të reja dhe tëvaksinave antikovid për arsye politike, për ta dëmtuar në zgjedhjetpresidenciale të nëntorit.
Transfuzioni i plazmës së pasuruar meantitrupa të koronavirusit të ri është përdorur deri tani në gati 70 mijëpacientë amerikanë, dhe sipas presidentit, ka rezultuar se e ul vdekshmërinënga infeksioni me 35 për qind.
"Ky vendim historik në betejën kundër virusit kinez do shpëtojë jetë të panumërta. Së shpejti do dëgjoni edhe për vaksinat. Ne po i shmangim barrierat e panevojshme dhe vonesat në gjetjen e terapive të reja, që administratës para nesh do u kishin marrë dy, tri vite kohë shtesë."
Koronavirusi i ri në SHBA ka infektuar mbi 5,7milionë njerëz prej fillimit të pandemisë dhe u ka marrë jetën më shumë se 176mijë të tjerëve.
Duke qenë një periudhë pak muaj nga garaelektorale, rivali demokrat për Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden, tha në fundjavëse ky bilanc viktimash mund të ishte evituar me reagimin më të shpejtë tëqeverisë republikane.
"Universiteti i Mjekësisë i Kolumbisë se po të ishte vepruar vetëm një javë më herët, do të ishin shpëtuar 37 mijë jetë njerëzish, dhe dy javë më herët, mbi 50 mijë njerëz. Popullit amerikan i duhet thënë e vërteta, duhen lënë shkencëtarët të flasin."
Kuvendit të Partisë Demokratike, të hënën edhe republikanët nisin konventën e tyre partiake ku do rikandidojnë kreun e shtetit për një mandat të dytë në zyrën ovale.
Njësoj si demokratët javën e kaluar, edhekuvendi i mazhorancës do mbahet me prani të kufizuar të publikut për shkak tëpandemisë, ndërsa presidenti Trump pritet t'u drejtohet simpatizantëve ditën eenjte.