Zjarret në Kaliforni vazhdojnë të jenë aktive, 6 të vdekur, 1 mijë hektarë të djegur

Vatrat e zjarrit në Kaliforni vazhdojnë të jenë ende aktive duke djegurderi më tani më shumë se një milion hektarë pyje.

Mediat amerikane raportojnë se 6 persona kanë humbur jetën dhe janë djegurgati 700 ndërtesa që nga java e kaluar.

Kanë qenë më shumë se 12 mijë rrufe, të cilat kanë shkaktuar plot 585 vatratë zjarrit në pyjet kaliforniane. Më shumë se 14 mijë zjarrfikës po punojnë përtë shuar flakët por shteti ka kërkuar ndihmën dhe mbështetjen e shteteve tëtjera.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se zjarret që po djegin pyjetdhe shtëpitë janë një katastrofë e madhe duke lëshuar edhe ndihmën federale.

Sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni pritëtqë këtë fundjavë të ketë sërish stuhi rrufesh duke rritur rrezikun e vatrave tëreja ose rritjen ekstreme të atyre aktive.

Sipas një deklaratë të shtëpisë së bardhë zonat më të prekura janë: SanMateo, Santa Cruz, Solano, Sonoma dhe Yolo.