Protestat në Bjellorusi, qeveria: Në rast të prishjes së rendit përballje jo me policinë, por me ushtrinë

Qeveria e Bjellorusisë u zotua se do të marrë kontrollin e monumenteve kombëtare për t'i mbrojtur ata nga protestuesit, pasi demonstruesit e opozitës u mblodhën në Minsk të dielën.

Përmes një njoftimi për media, ministria e Mbrojtjes tha se nëse monumentet dhe statujat bëhen cak i protestuesve, atëherë protestuesit do të përballen me forcat policore dhe ushtrinë.

"Nepo i paralajmërojmë rreptësisht: Në rast të prishjes së rendit dhe paqes nëkëto vend do të duhet të merren jo me policinë, por me ushtrinë", - tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë.

Kishte një prani të fortë të forcës së ushtrisë në kryeqytet ndërsa protestuesit e opozitës filluan të arrijnë në Sheshin e Pavarësisë, të cilët paralajmëroheshin me një altoparlant të shpërndaheshin dhe të ndalonin shkeljen e rendit publik.

Kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e kontestuarapresidenciale ku Aleksandër Lukashenko mban kontrollin e tij 26-vjeçar, dukeshkaktuar protesta masive të opozitës në të gjithë vendin.

Dhe pjesa më e madhe e bashkësisëndërkombëtare ka shprehur solidaritet me protestuesit, duke e vendosur nënpresion Lukashenkon për të hequr dorë nga thirrjet për një votim tjetër.

Por Presidenti pohoi duke këmbëngulur se nukdo të ketë zgjedhje të reja "derisa të vrasin".

Të Dielën e kaluar, Lukashenko tha para njëtubimi në Minsk se Bjellorusia po kërcënohej nga "forcat e huaja".

Kombet e Bashkuara thanë të Premten se ishte"shqetësuese" që nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim për të hetuarraportet e "torturave dhe keqtrajtimeve në shkallë të gjerë" tënjerëzve dhe fëmijëve të arrestuar në lidhje me protestat.

Deri më tani, disa persona janë konfirmuar sekanë vdekur në protestat në Bjellorusi.

Ndërsa, mbi 7,000 protestues raportohet sejanë burgosur dhe qindra të tjerë janë rrahur nga policia.

Në solidaritet me bjellorusë, gjatë të dielës janë paralajmëruar se do të mbahen protesta edhe në 26 vende të botës.