Motra e Donald Trump thotë se ai është një hipokrit pa parime
Motra më e madhe e Presidentit amerikan DonaldTrump, një ish gjyqtare federal, ka thënë se vëllai i saj është një gënjeshtarqë "nuk ka parime", zbulojnë regjistrimet sekrete.
Vërejtjet kritike të Marianne Trump Barry uregjistruan nga mbesa e saj, Mary Trump, e cila muajin e kaluar botoi një libërqë ekspozonte presidentin.
"Gënjeshtrat e tij, oh Zoti im",dëgjohet të thotë zonja Barry. "Thjeshtë hipokrizi dhe kjo mizori."
Mary Trump tha se ajo kishte përgjuar tezën esaj për të mbrojtur veten nga proceset gjyqësore.
Trump iu përgjigj zbulimeve të fundit në njëdeklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë: "Çdo del diçka e re,kujt i plas".
Regjistrimet u raportuan së pari nga The WashingtonPost dhe më pas nga Associated Press.
Në regjistrimet sekrete, zonja Barry kritikonpolitikën e emigracionit të administratës Trump, e cila ka çuar në mbajtjen efëmijëve në qendrat e ndalimit të emigrantëve në kufi.