Hetimi për rrëzimin e avionit ukrainas, raporti: Dy raketa qëlluan avionin me 176 vetë në bord
Publikohetraporti i parë hetimor në lidhje me rrëzimin e avionit të kompanisë UkrainianAirlines me 176 vetë në bord në Iran, janarin e këtij viti. Zyrtarët iranianëthanë se avioni i pasagjerëve u qëllua me dy raketa brenda 25 sekondash. Atabënë thirrje që hetimi të mos politizohet.
Autoritetetiraniane publikuan raportin e parë hetimor në lidhje me rrëzimin e një avionitë kompanisë Ukrainian Airlines me 176 vetë në bord. Analiza e kutive të zezatë avionit të pasagjerëve, tregon se ai u qëllua nga dy raketa brenda 25sekondash. Raporti specifikon se pas goditjes së parë, në bordin e avionitkishte ende persona të gjallë.
Raporti iparaqitur nga Organizata e Aviacionit Civil të Iranit është i pari zyrtar qëtregon të dhënat e nxjerra nga kutitë e zeza, mjet që incizon bisedat e bëra nëkabinën e pilotëve si dhe incizime të tjera.
Kutitë e zeza tëkëtij avioni, u dërguan për analizim në Francë.
Teherani thotëse goditja e avionit me raketa në muajin janar u bë gabimisht. Të 176 vetët nëbordin e tij u vranë.
“Nëntëmbëdhjetësekonda pasi raketa e parë qëlloi aeroplanin, zërat e pilotëve brenda kabinës,lënë të kuptohet se pasagjerët ishin ende gjallë. 25 sekonda më pas, avioni uqëlluan nga një raketë e dytë,” thekson raporti.
Irani ka qenë nëbisedime me Ukrainën, Kanadanë dhe shtete të tjera, që kanë kërkuar hetime për këtë incident.
“Të dhënat enxjerra nga kutitë e zeza nuk duhet të politizohen”, thanë zyrtarët iranianë.
GardaRevolucionare e Iranit rrëzoi avionin ukrainas më 8 janar, pak kohë pasi ai ishtengritur në fluturim nga aeroporti i Teheranit. Irani tha se rrëzimi i avionit ubë gabimisht, pasi në atë kohë, forcat ushtarake të vendit ishin në gatishmëritë lartë, për shkak të rritjes së tensioneve me Shtetet e Bashkuara tëAmerikës.
Zyrtarëtiranianë dhe ukrainas kanë biseduar rreth kompensimit të familjeve tëviktimave. Për këtë çështje ata pritet që të bisedojnë edhe gjatë muajit tetor.