Tërmeti në Amatrice, historia e Arbenit që humbi shtëpinë e blerë me sakrifica

Kater vite më parë, më ora 3.36 min, duke u gdhirë 24 gushti i 2016 një tërmet i fortë 6.5 ballë goditi Italinë qëndrore duke shkaktuar rreth 300 viktima e qindra të plagosur. 

Dhjetra komuna të vogla të Italisë Qëndrore pranë epiqëndrëssizmike. në rajonet Lazio e Ascoli Piceno, u goditën e rëndë, e njëra prej tyreqyteza antike Amatrice u shkatërrua plotësisht.

Kjo qytezë u bë simbol i kësaj tragjedie natyrore  në tëcilën banonin dhe dhejtra emigrantë shqiptarë.

Kater vjet pas tragjedisë, Amatrice e banorët e saj janë ende në pritje të rindërtimit të banesave  e ndërtesave të shkatërruara. Ato familje që mundën të mbijetonin nga tragjedia u strehuan në zona të tjera italiane në pritje që plani për rindërtimin e qytezës së tyre të përfundonte sa më shpejt. Por sot katër vite më vonë Amatrice vazhdon të jetë e boshtasur e ende një kantier i hapur ndërtimi. Deri më sot janë ndërtuar vetëm 6.5% e ndërtesave të shkatërruara.

Aktualisht në këtë qytezë janë të hapura 550 kantiere ndërtimi me një vlerë ekonomike të financuar nga shteti me 110 milionë euro e 55 milionë euro të tjera janë në fazë aprovimi për financimin e 600 kantiereve të tjera.

Autoritetet italiane informojnë se në Amatrice  18vepra publike me vlerë 51 milionë euro priten të nisin brenda këtij viti.

E banorët e saj janë ende në pritje të rikthehen në banesat e tyre në vendin e tyre ku jetonin e punonin. I tillë është dhe emigranti shqiptar Arben Bakaj, historinë e tij e ka përcjellë sot e përditshmja italiane "Il Messagero".

Arben mbërriti në Itali me eksodin e madh të 1991. Në Shqipëriishte punonjës i rendit, në Itali u bë marangoz e Amatrice  u bë shtëpia etij e dytë.

Mjaft porta banesash e kishash të Amatrices që tashmë janë bërë rrënoja nga tërmeti, qenë punuar e kururar në punishten e drurit të Arben. Por tërmeti i 24 gushtit 2016 i shktarroj gjithcka, shtëpine e blerë me shumë sakrifica më 2009, e punishten e tij e pozicionuar në qëndrën historike të qytezës.

Sot Arben jeton me familjen e tij në San Benedetto del Tronto në një nga banesat e vëna në dispozicion nga qeveria deri në rindëritimin e Amatrices.

Për median italiane ai thotë se si të gjithë banorët e tjerë të Amatrices prej 4 vitesh pret të rikthehen në vendin e tyre.

Në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie e të familjarëve të tyre gjatë natës së sotme do të mbahet një manifestim i heshtur në rrugët e Amatrices.

Ish kryetari i bashkisë së qytezës në kohën e tragjedisë e sot këshilltar komunal i saj, Sergio Pirozzi, në këtë 4 vjetro dhimbje thotë se " kushdo nga autoritetet e qeverisë italiane që do të dëshëroj të vij në Amtrice në këtë 24 gusht, para së gjithash duhet të kërkoje falje familjeve të viktimave e banorët të Amatrices për vonesat e pajustifikueshme.".

Në kujtim të kësaj tragjedie e në nderim të viktimave efamiljeve të tyre, radio televizoni publik italian RAI, do të zhvilloj njëprogram special transmetimi më datë 24 gusht 2020.