Kim Jong-un në gjendje kome, motra e tij pritet të marrë pushtetin

Referuar gjithmonë asaj çfarë shkruajnë mediat e huaja, lideri korean Kim Jong-un është në gjendje kome.

Mbetet çështje ditësh që motra e liderit koran të marrë pushtetin, sipas shërbimeve të inteligjencës. Prej muajsh qarkullojnë zërë se Kim Jong-un mund të ketë vdekur, dyshimet nisën kur ai mungoi në ditëlindjen e gjyshit e një gjë të tillë, lideri korean nuk e ka bërë kurrë më parë për aq kohë sa ka qenë në pushtet.

Edhe pse pas zërave për vdekje lideri suprem korean u shfaq në disa vende, dyshohet se xhirimet audio-vizive nuk janë të tanishmet por i përkasin një periudhe të mëparshme.