VIDEO/ Verona nën pushtetin e stuhisë, makina nën ujë e qindra pemë të thyera

Rajoni i Venetos në Itali u godit nga një stuhi e fuqishme që shkaktoi dëme të mëdha sidomos në provincën e Veronas, Vicenza e Padova.

Moti i keq ka prekur rajonin prej pasdites së sotme. Verona është zona më e goditur. Përmbytje të rrugëve, makina që notojnë në ujë dhe pemë të rrëzuara në tokë.

Ora News ju sjell video ekskluzive.

Ne foto: Demet nga stuhia ne Verona

Zona të ndryshme të qytetit u dëmtuan, duke nisur nga qendra historike deri në Veronetta, një zonë  që është goditur vazhdimisht nga stuhitë edhe javët e fundit.

Stuhia u shoqërua dhe me breshër kokërr madh që mbuloi rrugët me një mantel të bardhë, ndërsa rrugë të tjera uji kaloi mbi një metër e gjysmë

Ne foto: Demet nga stuhia ne Verona


Zjarrifikësit raportojnë për mbi 500 pemë të rrëzuara. “Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz dhe kjo mund të jetë një mrekulli” thonë zjarrfikësit.

Ne foto: Demet nga stuhia ne Verona