Izolohet Ronaldo, ishte në kontakt me një person pozitiv me Covid-19

Ish-futbollisti brazilian Ronaldo i njohur ndryshe si'Fenomeni' do duhet të izolohet pasi ka qenë në kontakt me një person pozitivme koronavirus.

Testi i tij ka dalë negativ, por sipas protokolleveduhet të karantinohet në shtëpi derisa edhe testi i dytë të dalë po negativ.

Ronaldo ka qenë i ftuar në një event për të ndjekurfinalen e Championsit mes Bajern Mynihut dhe PSG-së.

Fatkeqësisht, Ronaldo nuk do mund të jetë pjesëmarrës ,pasi do duhet të qëndrojë i izoluar.