Paloka: Qeveria si agjensi funeralesh, 500 mijë lekë për jetën e një fëmije
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, e kondiseronqeverinë si një agjensi funerale pas deklaratës së kryeminstrit Rama se do tëndihmojë me 500 mijë lekë, familjarët e 10-vjeçarit i cili u përplas për vdekjenga autoambulanca në Kakavijë.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se edhepas humbjes së jetës së 10-vjeçarit, Rama akuzoi vetë vogëlushin dhe prindërittë tij.
Sipas tij, qeveria po tregon cinizëm, ndërkohë që duhettë kishte marrë përgjegjësinë që mijëra shqiptarë të mos torturoheshin në kufu.
Postimi i Palokës në Facebook
Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije”
Cinik e i pashpirt deri ne fund!
Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama.
Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij.
Edhe dje , per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij...!
Sot, e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!
Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell.
Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale...Kjo nuk mund te vazhdoje me!