Hakmarrja e Erion Veliajt, kërcënime e shkarkime pas kronikave kritike në RTV Ora

Personalitetet që kanë vlerësuar rolin e Ora News dhe angazhimin të qindra gazetarëve dhe stafit teknik kanë qenë të shumta. Ndër ta dhe shkrimtari i madh Dritëro Agolli, kur ishte gjallë.

Duke e ditur se televizioni është një betejë për të vërtetën, vlerësim ka dhënë dhe vetë Erjon Veliaj dikur në opozitë.

"Gjithmonë e më shumë kuptoj se Tirana nuk është vetëm kryeqytet administrativ, por edhe kryeqytet i medias. Shumë media që kanë filluar si media lokale, si Ora News, sot kanë një dimension kombëtar. Prandaj unë ju falenderoj për punën që ju bëni dhe misionin me shumë sakrificë".

Por duket se kur një politikan merr pushtetin syri i medias është pushteti më i papranueshëm. Vite më pas në krye të bashkisë Veliaj u ngrit kundër gazetarëve. Madje pas mesazheve dhe presioneve të shumta zgjodhi  dhe një tjetër mënyrë reagimi.

Në maj të vitit 2020, permes personave te tjere kryebashkiaku i dërgon porosi Ylli Ndroqit të ndalojë lajmet problematike për Tiranën. Madje duke lënë afat 24 orë mesazhi vazhdon me kërcënimin për largime të njerëzve nga puna.

Në atë kohë si përgjigje Ylli Ndroqi i kërkoi të mos merret me bukën e gojës së familjeve që nuk kanë “lidhje me medien dhe që ndodhen në punën e tyre prej vitesh

“Shantazhe të tilla të ulëta nuk do të ndikojnë në punën e gazetarëve të Ora News. Lali Eri tërhiqu sa nuk është vonë pasi po cënon familje të tëra duke u shkaktuar problem të rënda ekonomike”

Megjithatë porosia u kthye në realitet, nga Bashkia Tiranë, nga Ndërmarja e Ujësjellësit Tirana, nga Posta Shqiptare si dhe nga ndërmarje të tjera në varësi të Bashkisë Tiranë nga ku u larguan nga puna dhjetëra persona në mënyrë rrufe.

Sigurisht kjo do të jetë një tjetër kosto, jo politike por financiare për taksapaguesit. Kjo pasi çështjet për largim të padrejtë nga puna ndodhen tashmë në gjykatë. E ashtu siç ndodh rëndom pas procesit ligjor shteti paguan dy ose tre persona për të njëjtin pozicion pune.

Hakrmarja e kryebashkiakut shkoi edhe më tej. Ai urdhëroi prishjen e një banesë në Ndroq thjesht dhe vetëm pse pronari kishte lidhje gjaku me presidentin e  “Yldon Media Group“ Ylli Ndroqi. Banesës iu vu ruspa edhe pse çështja ishte ende në proces gjyqësor. Tashmë zyrtarët po hetohen për shpërdorim detyre.

Nuk u ndal me kaq, pasi presioni nga Bashkia Tiranë erdhi edhe kur Ora News evidentoi faktin se kryebashkiaku dilte në takime me publikun duke thyer protokollin e sigurisë për covid 19 ku Erjon Veliaj shfaqej gjithmonë pa maskë.

Dhe pas këtij veprimi presioni vazhdoi jo vetëm me kërkesën për të ndërhyrë në linjën editoriale, apo me çunat e rrugës së elbasanit, por më pas dhe me ndërhyrjen e dhunshme me forcat RENEA në ambientet e televizionit.

Por sërish vlen të kthejmë në vëmendje se RTV Ora dhe Ora News do të jenë dritare e hapur dhe gazetarët do të jenë edhe më të angazhuar jo për lajmet e gatshme por për të qenë më pranë problematikave të qytetarëve dhe familjeve shqiptare