Selita pa rrugë, banorët i kujtojnë Veliajt premtimet e pambajtura

Në 17 gusht të 2018, kryebashkiaku Erion Veliajinauguroi lagjen në Selitë, duke u shprehur se do të marrin fund problemet meinfrastrukturën.

“Kur të vijnëqytetarët nga pushimet do të gjejnë rrugë të ndriçuara dhe me kanalizime.”

Por sot pamjet tregojnë të kundërtën.

Ankesat e qytetarëve mbeten të njëjtat.

“Bashkianuk ka ndërhyrë në këtë pjesë. Bashkia të vijë ta shikojë.”

Banorët thonë se bashkia e Tiranës punon vetëmpër fasadat ndërsa çdo investim e lidhin me votat në fushatë.

“Këta bëjnëvetëm fasada dhe kjo është e futur si rrugë.”

Nuk kanë munguar as ankesat drejtuar bashkisëpor pavarësisht kësaj asgjë nuk ka ndryshuar.

“Kam bërëdisa herë ankesa, por deri tani nuk është vënë uji në zjarr.”

Ky segment i pashtruar e bën më të vështirësituatën për drejtuesit e automjeteve.

“Kjo ështërruga, kur të na e bëjë shteti, qoftë edhe për kalamajtë e vegjël.”

Veç rrugës banorët thonë se punonjësit ebashkisë nuk shërbejnë në këtë zonë, ndërsa gjelbërimi mungon.

“Aspastruese, asgjë nuk ka. Këtu nuk mund të flasësh për pastrim se nuk ka asfalt.”

E vetmja gjë që nuk i mungon kësaj lagje janëpallatet, pa kritere dhe pa asnjë strukturë për të lënë vend edhe për hapësira çlodhëse.