8 muaj, ku ka humbur Elvana Gjata?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2020, 13:11
Kur bëhet fjalë për Elvana Gjatën, të gjithë jemi sy e vesh.
Elvana Gjata është një prej këngëtarëve në të mira shqiptare e shpesh konsiderohet si një divë e muzikës "PopDance".
U bënë plot 8 muaj që Elvana Gjata nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor, ai me titullin "Me Tana" tek Festivali i Këngës në RTSH, ku fitoi vendin e dytë.
Elvana nuk është shkëputur vetëm nga muzika por edhe nga rrjetet sociale. Këngëtarja ka 2 muaj pa postuar as edhe një foto apo video në llogarinë e saj me 1.5 milionë ndjekës.

Të jetë kjo një strategji për rikthim të bujshëm, një pauzë e këngëtares pasi është lodhur apo…. nuk e dimë, dimë vetëm që Elvana na mungon.