Hakerat "godasin" Aurela Gaçen, i vjedhin faqen e Facebook, ja çfarë postojnë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2020, 09:51
Nuk janë të rralla rastet kur hakerat online sulmojnë llogaritë e personazheve të njohur, për një arsye apo një tjetër.
Fill pas publikimit të këngës më të re me titull "Lento Lento", hakera ende të pa zbuluar, kanë vjedhur faqen e këngëtare Aurela Gaçe Facebook.
Aurela, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram njoftoi ndjekësit se po punon që faqja t'i rikthehet këngëtares.
Hakerat prej ditësh postojnë video kuriozitet, life style.
Mos e humbisni intervistën më të fundit të këngëtares Aurela Gace ku tregoi prapaskenat e klipit të ri por dhe historinë si ngeli në mes të detit ndërsa familja e kërkonte në tokë. Shikoni videon poshtë