Fifi flet për martesën: Nuk e publikoj se ma merrni mesysh!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2020, 12:03
Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe si Fifi prej kohësh vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Herë për kilogramët e humbura e herë për faktin e jetës personale, një gjë të tillë këngëtarja e konfirmoi pak kohë më parë tek Ardit Gjebrea.

Së fundmi, me një lojë pyetjesh në Instagram, Fifi i është përgjigjur fansave rreth kësaj çëshetjeje:
“Kur do martohesh se plasëm duke parë story mos hedhësh ndonjë foto me ndonjë djalë”, e pyet njëra prej ndjekëseve, së cilës këngëtarja iu përgjigj: “ Me u martu s’e di, e as me nxjerr s’ma merr menja që e nxjerri se m’i bini msysh”.