Nga Xhensila, Luana deri tek Ylli Limani, çfarë kënge po dëgjoni këtë verë?
"Muzika shëron shpirtin dhe trupin", thotë një shprehje e famshme, e duket se rezulton e vërtetë!
Stina e verës, përpos festivaleve përgjatë vitit është ajo e cila bënë këngëtarët të përgatiten fortë për të sjellë produktet e tyre muzikore shoqëruar me klipe verore, një "luftë" mes tregut për të sjellë hitin veror i cili thyen rrjetin me klikime dhe të bëhet kënga më e play-uar në club-et verore.
Edhe kjo verë, pavarësisht pandemisë globale dhe ndalimin e muzikës së jetës së natës në vend si pasojë e rregullave anti Covid-19, nuk i ka ndaluar artistët shqiptarë të publikojnë këngë të reja. Në këtë artikull po iu rikujtojmë të përmbledhur se çfarë po dëgjojnë shqiptarët këtë verë, nisur nga matësi "YouTube".
Luana Vjollca, moderatorja e cila prej vitesh i është futur muzikës ka publikuar këngën e saj më të re ditët e fundit.
"Locos" mban emrin kënga e cila është në bashkëpunim me artistin latin Jay Santos, kënga aktualisht (15 gusht 2020) numëron mbi 300 mijë shikime, sakaq nga ana tjetër Luana e cila këngën e ka publikuar në kanalin e saj zyrtar, ka bllokuar komentet.
Një tjetër këngë, e cila ka pushtuar radiot, lokalet në jetën e natës e publikuar në 3 korrik të këtij viti është edhe bashkëpunimi i bujshëm mes Kidës dhe Mozzik, dyshja i rikthye dhe njëherë në muzikë pas shumë vitesh. "PP" mban titullin kënga e cila ka grumbulluar jo pak, por mbi 26 milionë klikime. Hit i verës?! Mund të themi se po, megjithëse do bëjmë dhe një vëzhgim në fund të verës.
"Panorama" e Xhensilës dhe Ardian Bujupi, bashkëpunimi i tyre jo i parë , publikuar në 10 korrik ka grumbulluar 21 milionë klikime. Nëse jeni përdorues të "Instagram" (me shumë mundësi po) keni vënë re se refreni i kësaj kënge është shumë i përdorur si sfond muzikor bashkagjitur postimeve në "Story" (e kam bërë edhe unë njëherë teksa postova një video nga Llogaraja).
"Lento Lentoooooo", kështu nis kënga e Aurela Gaçes e cila kjo e fundit duket se asnjëherë nuk e merr lento lento, përkundrazi, Gaçe është gjithmonë me këngë të reja, vjeshtë, dimë, pranverë dhe verë.
E fundit mban emrin "Lento Lento", klip i së cilës është xhiruar në lagjien "Muradije" në Vlorë, këtë vit një atraksion turistik, ku Aurela jo vetëm xhiroi klipin por edhe në një farë forme promovoi këtë vend. Prapaskenat e klipin i xhiruan edhe nga gazetari Ronaldo Sharka për "Ora Verore" në Rtv Ora. Kënga numëron mbi 1 milionë klikime, publikuar në 6 gusht.
Ata të dy nuk mungojnë asnjë verë. E kemi fjalën për Majk dhe Ghetto Geasy, dhe Zhytem (Je t'aime), kuptimin në shqip ia dimë të gjithë.
Dyshja nuk zhgënjeu as këtë verë, me 13 milionë klikime, publikuar në 30 qershor. Ju kujt po i thoni "zhëtem" këtë verë?!
Këtë verë nuk mund të mos u ketë shpëtuar as "Break Down" nga Enca dhe djali i cili theu rrjetin pas daljes në "Gjoni Black", Don Xhoni.
Enca në një intervistë për "Ora Verore" me Ronaldo Sharkën tha se Don Xhonin e gjeti ajo, pra ishte dëshirë e këngëtares për një bashkëpim dhe nuk u ka rezultuar aspak keq.
Publikuar më 30 korrik, "Break Down" numëron afro 6 milion klikime.
Ylli, djali që e duan të gjithë. Vajzat si shok, si të dashur, nënat do donin t'a kishin djalë apo dhëndër, sepse ai është një copë Ylli, siç ka edhe emrin. Për Ylli Limanin e kemi fjalën, djalin talent i cili kohë më parë ka marrë pjesë në "The Voice", sot pushton club-et dhe "YouTube".
Kënga më e re në bashkëpunim me Lumi B mban emrin "Pate", është publikuar këto 24 orët e fundit, mos e humbisni megjithëse nuk ka shanse të ndodhë diçka e tillë.
Si mund të mungonte Tayna këtë verë?!
Reperja e cila theu rrjetin në kuptimin e plotë të fjalës me "Columbiana" pak kohë më parë, edhe këtë verë solli një këngë të re.
"BASS" mban titullin kënga, është publikuar në 12 korrik dhe numëron 8 milion klikime. "Krejt e njohin Taynën krejt publiku e don, nuk po i zë më club-i duhet një stadium"- thotë Tayna në tekst.
As @truekapo, Capital T nuk mungoi këtë verë me "C'est la vie", pas bashkëpunimit me Ledri Vulën.
Capo shfaqet si gjithmonë sexy, gentleman në klip, këngë e cila u komentua aq shumë pas pjesëmarrjes në klip të Adrola Dushit, u komentuan edhe për një lidhje meqë ra fjala. 3 milionë klikime numëron kënga, publikuar në 25 korrik.
Noizy ka qenë aktiv si gjithmonë, që në pranverë në këto momente, verë.
"Party turn up" mban emrin kënga më e re reperit por mesa duket më e suksesshme këtë verë, edhe pse publikuar në verë është ajo me Mato Lale, "Adrenaline", 10 milionë klikime, publikuar në 5 qershor.
Fansat e Kreshës nuk u zhgënjyen as këtë verë. Djali talent u bë bashkë me një tjetër talent, Ledri Vulën dhe sollën "Gjiganda" në 13 korrik", 2 milionë klikime numëron kënga, por e dëgjon kudo, të paktën ata që e duan repin e mirë.
Aman aman aman…. Ledri, Dafina, Lumi na bënë e po na bëjnë të kërcejmë këtë verë me këngën tepër verore "Aman". Kënga u publikua në 11 korrik dhe numëron mbi 11 milionë shikime dhe u kthye menjëherë në një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere.
As Dhurata Dora nuk mungoi në bashkëpunim me reperin nga Kosova me famë ndërkombëtare, Azet.
"Fajet" mban emrin kënga dhe numëron afro 15 milionë shikime, vetëm në 4 javë. Në fakt që kur e morëm vesh këtë bashkëpunim, dihej të klikimet i kishte të sigurta.
Melodia… Kjo është kënga e cila riktheu në treg Gent Fatalin në bashkëpunim me Skerdin. Fatali pasi shijoi lidhjen me motrën e Loredanës, Rozafa, u rikthye me këtë bashkëpunim të publikuar pak ditë më parë.
Nëse kemi harruar ndonjë këngë, jo qëllimisht, na rikujtoni/ Ronaldo Sharka