Thyen rregullat me 120 veta në lokal, arrestohet këngëtari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Gusht 2020, 13:48
Këngëtari i njohur nga Kosova, Korab Jetishi është arrestuar nga Policia e Kosoves.
Burime për mediat vendase bëjnë me dije se u arrestua dhe ndalua për 48 orë për shkak se shkeli rregullat kundër përhapjes së Covid-19.
Arrestimi u bë në hapjen e një lokali, ku Jetishi këndonte për 120 persona brënda, dhe kjo pas orës së lejuar, 22:30. Sakaq nga ana tjetër është gjobitur edhe pronari i lokalit ku Jetishi ka qenë i ftuar.