E divorcuar me 4 fëmijë, nga infermiere u bë pornostare
Në kohën e pandemisë globale, atë të Covid-19, web-sitet pornografike pëlqehen çdo ditë e më shumë.
"The Mirror" ka publikuar histori të çuditshme vajzash të cilat nga një profesion, kaluan në atë të pornografisë, e mesa duket ky biznes vazhdon të mbetet fitimprurës.
Nicola është 39-vjeçare, shkruan "The Mirror". Ajo mbeti pa punë gjatë pandemisë. Por pavarësisht se infermiere, ajo tha se turnet e punës u reduktuan që të mos kishte shumë njerëz në departamente. E divorcuar nga bashkëshorti dhe me katër fëmijë për të rritur, i duhej me patjetër një punë, të cilën e gjeti në website-t online. Gruaja rrëfeu se muajin e parë fitoi 1.750 paund, ndërsa si infermiere kishte një rrogë mujore diku tek 1700 (me pak fjalë, infermiere ditën e pornostare natën).
“Jam e kujdesshme me ato që postoj. Zakonisht hedh foto ose video të shkurtra me bikini dhe veshje sportive.”– u shpreh ajo.