Delinda Disha i kthehet keq Veliajt: Lali plehra, për shtëpinë e Kadaresë ka lekë!

Shtëpia e Ismail Kadaresë, pak muaj më parë u kthye në muze, e duket se riparimi i saj nga Bashkia Tiranë ka sjellë revoltë tek aktorja e humorit, Delinda Disha e cila ka reaguar me tone të ashpra kundër qytetarit nr.1 të Tiranës, Z. Erion Veliaj.

“Për të riparuar pallatin e Kadaresë ka lekë Bashkia, Lali plehra, për teatrin duhej bërë gradaçielë”, ka shkruar Disha nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se Disha ishte një prej emrave që dolën hapur kundër prishjes së teatrit.