Ju kishte munguar Zaimina Vasjari? Rikthehet këngëtarja!

Zaimina Vasjari, këngëtarja e njohur shqiptare është rikthyer me një këngë të re, pas një mungese të gjatë disa vjeçare në treg.

Vasjari është një nga yjet e muzikës shqiptare e cila ka dalë në një kohë të hershme në treg.

Kënga e re mban titullin "Vetes", me muzikë të Irkenc Hykës, dhe tekst të Endrit Mumajesit.

Kënga është publikuar ditën e djeshme në "YouTube" dhe aktualisht (16 gusht 2020) numëron mbi 50 mijë klikime.

Vasjari shfaqet si gjithmonë tepër e kuruar dhe sexy, për më tepër shijoni këngën e re.

https://www.youtube.com/watch?v=4FFBy9vAdt4