“Do të të zhvesh e do të të vras”, vlonjatët kërcënojnë gazetarin: Emisioni im më i klikuari i verës!
Gazetari i emisionit“Ora Verore” në RTV Ora, Ronaldo Sharka ka qenë në një intervistëme gazetarin Klodi Karaj në edicionin e lajmeve të Ora News.
Ai ka folur për eksperiencën në emisionin “OraVerore” që u realizua për rreth një muaj në Jug të Shqipërisë.
Ronaldo tregoi se gjatë këtij muaji është përballurme shumë strese gjatë punës, por në fund të ditës ai shijonte suksesin dhe kënaqësinëqë puna i jepte. Ndër të tjera ka treguar se për VoxPopet që ka realizuar nëVlorë, ka marrë shumë kërcënime dhe mesazhe në rrjetet sociale.
KlodiKaraj: Nga VoxPopetqë ke realizuar me qytetarët kishte një lloj lirshmërie në mënyrën se si përshtateshinnjerëzit kur ti i pyesje për diçka. Duket sikur shqiptarët e kanë pranuar tëngacmohen, ta marrin më më sportivitet, të mos çuditen.
RonaldoSharka: Unë përditëmarr mesazhe në rrjetet e mia sociale nga njerëz që më thonë se i bën më sëmiri VoxPopet sepse ato nuk janë risi, unë thjesht i kam përshtatur sipas mënyrëssime, bëj ironi të pastër, jo për t’i bullizuar apo për të fyer askënd. Në fundtë ditës pak ironi dhe pak autoironi i bën mirë të gjithëve.
KlodiKaraj: Qytetarët përshtateshinmirë, i prisnin mirë.
RonaldoSharka: Me VoxPopet qëkam bërë në Vlorë, kam marrë shpesh kërcënime, mesazhe në rrjetet e mia socialeqë fshije videon se do të të zhvesh, do të të bëj këtë, do të të vras, pormendoj që janë nerva të momentit dhe në fund të ditës të gjithë i shijojnë.
Përballeshshpesh me problematika, operatorët ndiqen e kapen prej dore që thonë fshije. Janëshumë të çuditshëm. Ti ndalon dikë në rrugë, e interviston, flet, pastajkujtohet e thotë fshije. Mendoj që janë komplekse që avash avash do ikin.
Në fund të intervistës Ronaldo shprehet krenar përveten dhe suksesin që ka arritur me emisionin veror, ku thekson se në krahësimme emisionet e tjera verore, ka qenë më i ndjekuri në “Youtube”.
“Ora Verore në edicionin e tij të parë në krahësim me emisionet e tjera verore, ka qenë më i ndjekur në Youtube. Unë jam shumë krenar si një 22-vjeçar që e do dhe e dashuron fort televizionin”, është shprehur Ronaldo Sharka.