Drita në errësirë, një lindje në rrënojat e shpërthimit në Beirut
Në momentin e shpërthimit në Beirut Emmanuelle LteifKhnaisser dhe bashkëshorti i saj Edmond, ndodheshin në spital pasi ajo pritej tësillte në jetë fëmijën e tyre. Supozohej të ishte një ditë e lumtur për çiftindhe ishin përgatitur që të filmonin çdo moment të lindjes, mirëpo në vend të kësaj,Edmond kapi skena frike paniku ndërsa shpërthimi dërgoi copa xhami dhe copabetoni në shtratin e gruas së tij.
"Unë pashë vdekjen me sytë e mi..fillova të thoja se"ka mbaruar"? Por shikoja përreth dhe tavanin që prisja të binte mbi ne"- tha Emmanuelle, dukekujtuar momentet e shpërthimit masiv që plagosi 6000 njerëz dhe më shumë se 170humbën jetën.
Duke larë gjakun dhe duke hequr pjesët e xhamit, personelimjekësor e çoi Emmanuellen në korridor, nga frika se mund të ndodhte një shpërthimtjetër.
Emmanuelle u shpreh se ajo e dinte që duhej të përqëndrohejnë lindje.
"Ai duhet të vijë në jetë dhe unë duhet të jem shumë efortë"- i thoshte ajo vetes.
Menjëherë pas shpërthimit,Stephanie Yacoub, ishte mjeku icili e ndihmoi për të lindur, së bashku me Profesorin Elie Anastasiades dhe njëekip mjekësh.
"Nuk kishte energji elektrike dhe dielli po fillonte tëperëndonte, kështu që ne e dinim se duhej ta bënim këtë sa më shpejt të ishte emundur. Nëpërmjet dritave të telefonit të njerëzve, ai erdhi në këtë botë"-itha ajo Reuters një javë pas shpërthimit.
Shtatëmbëdhjetë njerëz vdiqën në spitalin e Shën Gjergjitmenjëherë pas shpërthimit dhe dhjetra u plagosën, përfshirë nënën e EdmondKhnaisser, e cila pësoi gjashtë brinjë të thyera dhe mushkërinë e shpuar.
Duke vrapuar midis gruas dhe nënës së tij, Edmond tha sekishte vetëm një gjë në mendje që djali i tyre të lindte i sigurt.
Ata menjëherë u zhvendosën në një spital jashtë qendrës së qytetit, ku djali i tyre, i quajtur George, lindi në mënyrë të sigurt. "Ai është drita në errësirë, një lindje në rrënoja", tha Edmond.




