Nuk kishte vendosur maskën në rrugë, policët i vënë duart në fyt dhe e keqtrajtojnë 21-vjeçaren

Për shkak të përhapjes së pandemisë së koronavirusitdhe rritjes së numrit të infektuarëve, shumë vende të botës e kanë bërë tëdetyrueshme vendosjen e maskës në fytyrë.

Njerëzit që nuk e vendosin marrin gjoba ose përballenme policinë. Së fundmi në Victoria të Australisë një vajzë 21-vjeçarë ishteduke ecur në rrugë pa maskë. Disa policë, duke bërë patrullimin e tyre rutinë,e panë atë dhe ndaluan.

Ata i kërkuan llogari pse nuk kishte vendosur maskëdhe të tregonte emrin dhe mbiemrin e saj. Vajza refuzoi t’i përgjigjej dhe t’itregonte emrin, kështu policët u bënë agresivë e zunë atë për fyti dhe e mbështetëntek muri.

Vajza po bërtiste me të madhe: “Po më mbysni”.Arsyeja pse vajza nuk kishte vendosur maske ishte sepse nuk i lejohej për shkaktë gjendjes së saj shëndetësore.

Policët u përpoqën ta arrestojnë atë duke përdorurdhunë pas rezistencën që tregoi. Madje vajza gjuajti me shkelmë edhe një policefemër e cila iu afrua.

Pavarësisht rezistencës së vajzës, sjellja e policëveishte çnjerëzore. Një person aty pranë që po filmonte ngjarjen, po i lutej talinin të lirë vajzën sepse ajo nuk e ka mbajtur maskën për shkak të shëndetitdhe se nuk mund ta keqtrajtojnë vetëm për këtë arsye.

Vajza u arrestua dhe është akuzuar për rezistencë dhe sulm ndaj policisë. Ajo është në liri me kusht dhe do paraqitet në gjykatë së shpejti.

https://youtu.be/39---Rf-aVA