Video/ Mizore, prindërit hedhin në koshin e mbeturinave vajzën e porsalindur sepse donin një djalë

Një vajzë e porsalindur nga Kina është braktisur ngaprindërit e saj në një kosh mbeturinash vetëm disa orë pasi kishte ardhur nëjetë.

Ajo është braktisur nga babi i vet, sepse familja tanimë i kishte dy vajzadhe dëshironin një djalë.

Foshnja u gjet nga disa pastrues rrugësh, të cilëtkanë njoftuar direkt policinë. Ajo më pas u dërgua në një qendër lokale të mirëqeniesnga autoritetet.

Ngjarja ndodhi në qytetin Dongguan të provincësGuangdong dhe prindërit u arrestuan nën dyshimin e braktisjes.

Nëna 21-vjeçare, zonja Li, lindi fëmijën 29 korriknë një banesë me qira. Në një deklaratë për policinë, ata u shprehën se kurlindi vajzë u zhgënjyen.

Babai, 24 vjeç, i njohur me mbiemrin e tij Zhang, itha policisë se ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua kur lindi vajza etyre e tretë.

Tradicionalisht, djemtë preferohen nga prindëritkinezë për shkak të aftësisë së tyre për të mbajtur emrin e familjes.

Prindërit vendosën ta braktisnin vajzën, sepse nuk mund të përballonin rritjen e tre fëmijëve së bashku.