"Komunistat farë e keqe!" Ofshama e shqiptarëve në Kakavijë, mbetën rrugëve

Shqiptarët janë të revoltuar nga ajo me çfarë po përballen në pikën kufitare të Kakavijës. Mengjesin e sotem radha e makinave i kalon 20 km ndërsa gjatë natës pika doganore nuk ka punuar fare. Shumë nga ata kanë kaluar të gjithë natën jashtë në makinë, dhe ende vijojnë të jenë në radhë pasi nga pala greke punohet shumë ngadalë.

Një qytetar me valixhe në kokë nuk fsheh dot revoltën dhe inatin që ka me autoritetet të cilët nuyk ndërhynë për të zgjidhur këtë situatë e ndërsa ecën ofshan: Bitch- at e majtë, (ne shqip: Kurvë) komunistët farë e keqe”

Një qytetare në një lidhje telefonike tregon se janë lejuartë parakalojnë vetëm makinat me targa greke, ndërsa makinat ku udhëtojnëshqiptarët nuk lëvizin.

  “Ne kemi dje që në orën 06:00 të mëngjesit kur supozohej që kanë nisur të punojnë sportelet. Dje u mbyll në orën 23:00 dhe ne nuk kemi ecur fare. Imagjino ka nisur puna në orën 06:00 të mëngjesit dhe ne nuk kemi lëvizur as 5 metra. Edhe dje edhe sot kalonin makina parakalim me targa greke. Janë vetëm tre vetë që bëjnë analizën dhe bëjnë dyndje të madhe. Shqiptari i kalon por nuk i kalon greku.”

Ata që janë bllokuar debatojnë me policinë pasi akuzojnë se lejojnë parakalime të makinave sipas preferencave prandaj kanë vendosur dhe gurë me qëllim që të mos lejohet parakalimi.

https://youtu.be/DC6Jan-NF1I