Simaku: Rritja e rasteve se qytetarët e bizneset nuk po respektojnë masat. Nuk ka sens krahasimi i numrit të testeve
Në njëintervistë për RTV Ora, mjeku Artan Simaku tha se rritja e numrit të rastevekas ndodhur pasi individët dhe bizneset nuk po i respektojnë masat.
SipasSimakut, e gjithë kjo situatë nuk është çështje kontrolli, por ndërgjegjësimi,se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi.
Simakutha se kryesisht grupmosha më e shkujdesur është ajo e re që mendon se e kalonmë lehtë virusin.
Artan Simaku: Përgjegjësia është te individët dhe bizneset se këto masa ishin një ndërparakushtet për rikthimin në normalitet. Gradualisht me rikthimin nënormalitet, pati një relaksim dhe nuk u respektuan masat. Me vënie e maskave medetyrim u vu re një përmirësim i situatës. Kryesisht rregullat janë shkelur nëmos mbajtjen e distancës. Nuk mund t presim çdo gjë nga ministria e Shëndetësisë.Të mos harrojmë se janë hartuar protokolle për çdo lloj biznesi.
E gjithë kjo situatë nuk është çështjekontrolli, por ndërgjegjësimi, se nuk mund të kemi inspektorë në çdo njësi shërbimi.Kam vënë re që në çdo njësi shërbimi hiqet maska kur nuk ka inspektorë, apo shumëherë mbahet poshtë mjekrës. Kjo vjen kryesisht edhe në grupmoshën e re që e kalonlehtë sëmundjen. Kjo moshë e rë nuk i respekton këto masa, edhe pse transmetojnësëmundjen te grupmoshat e tjera. Kryesisht vatrat janë në zyra dhe transmetim komunitare,por nuk kemi vatra të pa menaxhueshme.
Referuartestimeve, Simaku u shpreh se nuk ka lidhje numri i lartë i testimeve krahasuarme vendet e tjera, por që testimet të bëhen kur duhet.
Artan Simaku: Shpeshherë krahasohen testimet në raport me popullsinë, pro nuk kanëlidhje. Testimi duhet të kryhet aq sa duhet dhe aty ku duhet, pra testimi irasteve. Kur krahasojmë shifrat dhe thuhet se ka kaq testime, përveç rastevetestimi nuk të jep një informacion më të zgjeruar. Edhe ata vende që kanë mëshumë testimi kanë të njëjtën situatë rritëse të rasteve. Nuk ka sens krahasimii shifrave të testimit. Testimi përveç rasteve dhe kontakteve nuk te jepinformacion shtesë. Gjithë thelbi për menaxhimin e pandemisë është ndërgjegjësimi.
Simakushtoi se ashtu sikurse me vaksinën e gripit që ishte falas për personelin shëndetësor,ashtu do të jetë edhe për Covid-19.
Artan Simaku: Ministria e Shëndetësisë ka një program të ofrimit të vaksinës së gripitfalas për personelin shëndetësor, si dhe për grupet me risk të popullatës. Qeveritëshqiptare kanë pasur prioritet vaksinimin falas për gripin. E njëjta gjë do tëndodhë edhe me Covid-in. Ndërsa stafet dhe personeli i ri është trajnuar. Përgatitjainfrastrukturore është e plotë dhe nuk mungon asgjë.
IntervistoiBesmira Pelushaj, përgatiti A. Kurti