Elezi: Rendi për të ardhur keq, krimi është shtrirë në të gjithë vendin. Policia te RTV Ora një turp

Ish-drejtuesii lartë i Policisë së Shtetit, Ismail Elezi tha se sigurianë vendin tonë është për të ardhur keq, pasi kurba e krimit është e shtrirë pothuajsenë të gjithë vendin.

Për Elezin, policia e shteti ështëpolitizuar  duke krijuar struktura si OFLqë janë metoda për t’u bërë presion njerëzve.

Ismail Elezi: Rendi dhe siguria në vendin tonëështë për të ardhur keq. Kurba e krimit është e shtrirë pothuajse në të gjithëvendin. Sot i mbushet mendja dikujt dhe gjuan me 100 plumba dikush përballë njëhoteli dhe nuk do t’ia dijë se mund të vrasë 2 apo 100. Kur masat duhet tëishin në ekstrem, por nuk do t’ia dijë njeri. Nuk ka më punë operative, sepse ështëpolitizuar policia e shtetit. Çdokush që ndodhet në atë institucion i shërben vullnetitpolitik.

Sot ështëkrijuar një OFL që dërgon vetëm formularë. Ky institucion vetëm po shkatërron hetimin.Ligji anti-mafia e ka përcaktuar qartë se nëse një shtetas është dënuar për njëvepër penale, e ka për detyrim ligjor që të deklarojë burimin e pasurisë. Pastajshkon OFL dhe i dërgon një copë letër për të deklaruar pasurisë. Kjo është njëmetodë për t’i bërë presion njerëzve, se kur i drejtohesh dikujt duhet të kemnjë urdhër prokurori dhe një vendim gjykate.

Elezi tha se në rastin e RTV Ora, prezenca epolicisë në televizion është një turp.

Ismail Elezi: Në rastin e televizionit tuaj prezencae policisë është turp. Edhe hetimi ka një logjikë. Vendosen në sekuestro 26prona, që nuk i ka bërë të gjitha me punë të pista dikush. Si mund të futesh time forca policie në televizion? Z. Ndroqi mund të thirrej dhe të shoqërohej, sekëtu nuk ka kriminelë. Shumicën e televizioneve ke frikë t’i hapësh se të dalino Rama o Veliaj.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti A. Kurti