Topollaj: Bashkia e Tiranës e gjitha në shërbim të karrierës politike të Veliajt, i paprekshëm nga mediat

I ftuarnë Ora News, anëtari i vetëm i opozitës në këshillin bashkiak të Tiranës,Fabian Topollaj than se në këtë kohë krize, bashki nuk ekziston.

Topollaju shpreh se e gjithë bashkia e Tiranës është kthyer në një mallë përsponsorizimin e karrierës personale të Erion Veliajt.

Topollaj: Mundtë jetë rasti i vetëm në botë që bashkia nuk është marrë asnjë masë në funksiontë infeksionit. Bashkia Tiranë nuk ekzistion në këtë krizë të madhe, edhe pse ështëinstitucioni me buxhetin më të madh ndoshta. Bashkia e Tiranës është kthyer nënjë mallë për sponsorizimin e karrierës së Erion Veliajt. Territori i bashkisë popërdoret si plaçkë për të plotësuar ambiciet e tij politike. Tirana ështëkthyer në një vend që përdoret për qokë për të dhënë leje ndërtimi për biznesmenëtqë do të sponsorizojnë fushatën e tij elektorale. Është njeriu që shpërndan me dorëne tij tenderat në bashki.

Bashkia e Tiranës është kthyer në njëinstitucion me punësime politike. Ndoshta ia ka kalon edhe ministrisë së Shëndetësisëdhe Arsimit. Bashkia e Tiranës ka hall që të shpërndajë rroga për armatën eErion Veliajn dhe karrierën e tij politike.

PërTopollajn, nuk është çudi që është sulmuar RTV Ora, sepse ka qenë një televizionqë ka ekspozuar Erion Veliajn.

Topollaj: Nukështë çudi që e vetmja media që ka ekspozuar Veliajn, është në qendër tësulmit. Është e çuditshme që Veliaj është i paprekshëm nga mediat. Masivisht tëkrijohet ideja që njerëzit që jetojnë në Tiranë janë më fatlumët në botë. Ky ështënjë sponsorizim i Veliajt për imazhin e tij personal. Mediat nuk merren me problematikate bashkisë së Tiranës që është ndër institucionet më të mëdha në vend. Nga anatjetër, opozita është shumë e dobët sepse braktisi mandatet, ndërsa Veliaj kamundësi më shumë për të blerë media. Jemi në një vend gjysmë demokratik.

IntervistoiMatilda Mcini, përgatiti A. Kurti