Tiranë: Dy të arrestuar për sulmin e hotelit në Tushemisht, njëri shok i Orges Bilbilit
Kapen në Tiranë dy persona të tjerë që kanë lidhje me të shtënat me armë ndaj hotelit në Drilon.
Mësohet se ata janë ndaluar në Tiranë nga policia, ndërkohë që deri më tani janë ndaluar 7 persona në total në lidhje me ngjarjen.
Të arrestuarit janë Meard Berberi dhe Anterio Kaloshi. Ky i fundit është shoku i Orges Bilbilit i cili u arrestua pak kohë më parë pasi u plagos nga efektivi i policisë 'Shqiponja'.
Ata janë kapur në Qesarake dhe kanë qenë të armatosur. Ka dyshime se dhe Kaloshi është përfshirë në ngjarjen e Tushemishtit, por njëkohësisht ndodhej në kërkim për disa ngjarje në Lushnje.
Kaloshi është dhe personi që ka marrë me qira banesën ku jetonte Orges Bilbili në kryeqytet.
Ngjarjae rëndë u shënua më 8 gusht 2020 ndërsa të njëjtët autorë kishinshkuar po në këtë hotel edhe më 1 gusht.
Ataqëlluan breshëri automatiku drejt hotelit duke rrezikuar jetën e familjes sëpronarit të hotelit por dhe të turistëve që ishin atje.
Ndërkohë,më herët janë arrestuar organizatori dhe bashkëpunëtorët që qëlluan mekallashnikov drejt hotel “Voloreka” në Drilon të Pogradecit.
Nëpranga kanë rënë një 52 vjeçar, i cili dyshohet se është organizatori i sulmit.
IlirBerberi me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit,pronës dhe sigurisë publike dhe tre bashkëpunëtorë të tij.
IlirBerberi, 52 vjeç, banues në Pogradec dyshohet të ketë rolin eorganizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me trepersonat e mësipërm dhe disa të tjerë, kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J.M., si edhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuardëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara” Informon policia.
Bashkëpunëtorëte tjerë të arrestuar janë: Ilir Meçolli 29 vjeç, Ardian Xhuti, 29 vjeç, banuesnë Zvezdë, Maliq dhe Elvir Haxhiaj 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar mëparë për veprën penale “Vjedhja”).
Ndërsa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi edhe ky i dyshuar si pjesë e sulmit.
Të gjitha lajmet për ngjarjen e Tushemishtit