Krujë, organizoi dasmë, gjobitet me 1 mln lekë dhe i mbyllet lokali për 6 muaj

Policia e Qarkut Durrës ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Ai u konstatua seorganizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me AktinNormativ.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nëvijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllimparandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Verjon, Nikël,Fushë - Krujë, një lokal që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim meAktin Normativ, në mënyrë të përsëritur. Për këtë subjekt me administratorshtetasin D. Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.” – njofton policia.

Policia e Durrësitapelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, tërespektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, meqëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.