Durrës, njerëzit grumbull për të marrë pasaportën, Njësia vendore asnjë masë kundër koronavirusit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2020, 11:15
Shifrat e të infektuarve me koronavirus dje shënuan një shifërtë re 120 të infektuar dhe 5 të vdekur, mirëpo duket që nëpër institucione nukmerren masa që qytetarët të mund të respektojnë distancimin fizik.
Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Ora News, para godinës së njësisë vendore nr 4 vihen re njerëz që qëndrojnë grumbull pa asnjë distancim fizik, ndërsa ka qytetarë që maskën ose nuk e kanë vendosur mirë ose dhe e mbajnë në dorë.
Në radhë ka qytetarë të grupmoshave të ndryshme
Në Durrës dje janë raportuar 12 raste të reja mekoronavirus, ndërkohë që 291 raste janë aktivë në këtë bashki.