Uragani “Hanna” godet Teksasin, përballje me erëra të forta dhe rritjen e rasteve Covid-19
Uragani Hanna, i pari për vitin 2020 nëbrigjet e Atlantikut goditi Teksasin dhe shkaktoi shira të rrëmbyeshëm si dheerëra të forta që arrinin deri në 150 kilometra në orë.
Teksasi po përjeton këto kushte ekstrememeteorologjike ndërkohë që i duhet të menaxhojë një rritje të numrit të rasteveme COVID-19.
“UraganiHanna mbërriti në ishullin Padre në orën lokale 17:00 dhe përfshiu brigjet sinjë stuhi e kategorisë së parë me erëra që arrinin deri në 45 kilometra nëorë”, - theksoi Qendra Kombëtare e Uraganeve.
Uragani u drejtua të shtunën drejt pjesës jugore të Teksasitdhe më pas drejt verilindjes së Meksikës sot.
“Hannado të shkaktojë erëra të forta në disa pjesë të jugut të Teksasit dhe nëverilindje të Meksikës. Këto shira do të shkaktojnë përmbytje të çastit qëpërbëjnë një rrezik dhe mund të bëjnë që lumenjtë të ngrihen nga shtretërit etyre”, - paralajmëruan meteorologët.
Nuk u raportuan menjëherë viktima osedëme të mëdha, erërat u lehtësuan në rreth 130 kilometra në orë dhe pritet tëlehtësohen më tej gjatë natës.