Thellohet bilanci nga Covid-19 në Kosovë: 6 viktima dhe 213 raste të reja brenda një dite

Përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë sipasojë e koronavirusit kanë humbur jetën 6 persona.

Ndërkohë, në Laboratorin e MikrobiologjisëMolekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra tëmarra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëverezultojnë 213 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri mësot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.